Politika për Cookies
PËRDORIM COOKIES DHE TEKNOLOGJI TË TJERA TË GJURMIMIT
Po, ne mund të përdorim cookies dhe teknologji të ngjashme gjurmimi për të mbledhur dhe ruajtur informacionin tuaj.
Ne përdorim cookies dhe teknologji të tjera (si web beacons dhe pixels) për të mbledhur të dhëna kur ju ndërveproni me Shërbimet tona. Këto teknologji na ndihmojnë të sigurojmë funksionimin dhe sigurinë e Shërbimeve, të parandalojmë përplasjet e sistemit, të korrigjojmë gabimet, të ruajmë preferencat tuaja dhe të mbështesim funksionet bazë të faqes.
Informacione më të detajuara rreth mënyrës së përdorimit të këtyre teknologjive dhe opsionet tuaja për të refuzuar disa prej tyre janë shpjeguar më herët. Mësoni më shumë rreth të dhënave të mbledhura përmes “Cookies” në seksionet e mësipërme.
Google Analytics
Ne mund të ndajmë të dhënat tuaja me Google Analytics për të analizuar dhe monitoruar mënyrën se si përdoren Shërbimet tona. Nëse dëshironi të çaktivizoni gjurmimin nga Google Analytics gjatë përdorimit të Shërbimeve tona, mund ta bëni duke vizituar linkun: www.wurth-kosova.com apo eshop.wurth-kosova.com
Për më shumë detaje rreth mënyrës se si Google i trajton të dhënat, ju rekomandojmë të lexoni Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit të Google në linkun: www.google.com
SI I PËRPUNOJMË TË DHËNAT TUAJA KUR PËRDORNI MEDIAT SOCIALE?
Nëse vendosni të regjistroheni ose të hyni në Shërbimet tona përmes një llogarie të mediave sociale, ne mund të marrim disa informacione për ju.
Shërbimet tona ju lejojnë të krijoni llogari ose të kyçeni duke përdorur kredencialet e llogarive tuaja në platformat e mediave sociale të palëve të treta (si Facebook, Google apo të tjera). Nëse zgjidhni këtë mënyrë, ne mund të marrim nga këto platforma disa të dhëna të profilit tuaj. Informacioni që marrim ndryshon sipas ofruesit të mediave sociale, por zakonisht përfshin emrin, adresën e emailit, listën e miqve, fotografinë e profilit dhe çdo informacion tjetër që ju keni vendosur ta bëni publik në atë platformë.
Të dhënat që marrim do t’i përdorim vetëm për qëllimet e përshkruara në këtë politikë të privatësisë ose për përdorime të tjera që ju i keni pranuar brenda Shërbimeve. Ju lutemi mbani parasysh se ne nuk kemi kontroll mbi mënyrën se si ofruesit e mediave sociale i përdorin të dhënat tuaja personale dhe nuk mbajmë përgjegjësi për praktikat e tyre. Ju rekomandojmë të lexoni politikat e privatësisë të këtyre ofruesve për të kuptuar se si ata mbledhin, përdorin dhe shpërndajnë të dhënat tuaja, si dhe si mund të menaxhoni cilësimet tuaja të privatësisë në platformat e tyre.
SA KOHË E RUAJMË INFORMACIONIN TUAJ?
Informacionin tuaj e ruajmë vetëm për aq kohë sa është i nevojshëm për qëllimet e kësaj politike të privatësisë, përveç rasteve kur ligji kërkon një periudhë më të gjatë.
Të dhënat tuaja personale do t’i ruajmë vetëm për periudhën e nevojshme për qëllimet e përcaktuara në këtë Politikë të Privatësisë, përveç nëse një afat më i gjatë kërkohet ose lejohet nga ligji (si për detyrime tatimore, kontabiliteti apo kërkesa të tjera ligjore). Pas mbylljes së llogarisë tuaj, të dhënat tuaja mund t'i mbajmë për të parandaluar mashtrimet, për të mbledhur borxhet e papaguara, për të zgjidhur mosmarrëveshje, për të zbatuar kontratat, për të përmbushur detyrimet tatimore, për të ndihmuar në hetime, ose për veprime të tjera të kërkuara apo të lejuara nga ligji.
Kur nuk kemi më një arsye legjitime biznesi për të vazhduar përpunimin e të dhënave tuaja personale, ne do t’i fshijmë ose anonimizojmë ato. Nëse fshirja e menjëhershme nuk është e mundur (p.sh. kur të dhënat ruhen në kopje rezervë), të dhënat tuaja do të ruhen të izoluara nga çdo përpunim tjetër deri sa të jetë e mundur fshirja.
Në çdo rast kur të dhënat tuaja personale nuk janë më të nevojshme, kur skadojnë detyrimet ligjore të ruajtjes ose kur qëllimi për të cilin janë mbledhur përfundon, ne i shkatërrojmë ato në mënyrë të sigurt, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me politikat tona të brendshme për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave.
SI E SIGUROJMË INFORMACIONIN TUAJ?
Ne synojmë të mbrojmë të dhënat tuaja personale duke përdorur masa të forta teknike, organizative dhe administrative sigurie.
Ne mbrojmë informacionin tuaj duke zbatuar standarde të larta sigurie teknologjike, fizike dhe administrative, me qëllim reduktimin e rrezikut të humbjes, keqpërdorimit, aksesit të paautorizuar, zbulimit ose ndryshimit të të dhënave. Disa nga masat tona mbrojtëse përfshijnë përdorimin e “firewalls”, enkriptimin e të dhënave, kontrolle të avancuara të aksesit dhe kritere të rrepta autorizimi për hyrje në informacionin personal.
Nëse dyshoni se llogaria juaj është komprometuar, ju lutemi na kontaktoni menjëherë në [email protected].
Ne kemi zbatuar masa të arsyeshme dhe të përshtatshme sigurie, si teknike ashtu edhe organizative, me qëllim mbrojtjen e të dhënave personale që përpunojmë. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve tona, duhet të kemi parasysh se asnjë transmetim përmes internetit apo metodë e ruajtjes së të dhënave nuk është plotësisht e sigurt. Kjo do të thotë se nuk mund të garantojmë që hakerët, kriminelët kibernetikë apo palë të tjera të paautorizuara nuk mund të kapërcejnë masat tona të sigurisë dhe të aksesojnë, vjedhin apo modifikojnë në mënyrë të padrejtë informacionin tuaj.
Ndërsa ne bëjmë maksimumin për të mbrojtur të dhënat tuaja, transmetimi i informacionit personal drejt ose nga Shërbimet tona mbetet në rrezikun tuaj. Prandaj, rekomandohet që t’i përdorni Shërbimet vetëm në një mjedis të sigurt.
A MBLEDHIM NE TË DHËNA NGA TË MITURIT?
Ne nuk mbledhim me vetëdije informacion dhe as nuk ofrojmë shërbime tregtare për fëmijë nën moshën trembëdhjetë (13) vjeç.
Ne nuk mbledhim me vetëdije, nuk kërkojmë dhe nuk tregtojmë të dhëna personale nga fëmijët nën moshën 13 vjeç. Personave nën këtë moshë nuk u lejohet të krijojnë llogari tek ne ose të na ofrojnë informacion personal. Përdoruesit që janë mbi 13 vjeç, por ende nën 18 vjeç, mund të regjistrohen vetëm me pëlqimin e prindit ose kujdestarit ligjor, i cili përfshin edhe pranimin e kësaj Politike të Privatësisë në emër të tyre.
Kur përpunojmë të dhëna të personave nën 18 vjeç, ne ndërmarrim të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të verifikuar se pëlqimi është dhënë ose autorizuar nga një prind apo kujdestar ligjor, duke marrë parasysh mundësitë teknike të disponueshme.
Sipas kësaj Politike të Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit, prindërit ose kujdestarët ligjorë mbajnë përgjegjësinë për dhënien e pëlqimeve të nevojshme për të miturit. Wurth Kosova nuk mban përgjegjësi për veprimet e prindërve apo kujdestarëve në raport me fëmijët nën kujdesin e tyre. Ne rekomandojmë fuqimisht që prindërit të monitorojnë përdorimin e Shërbimeve tona nga fëmijët.
Nëse zbulojmë se kemi mbledhur pa qëllim të dhëna nga persona nën moshën 13 vjeç, ne do të ç’aktivizojmë llogarinë dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshëm për t’i fshirë menjëherë ato të dhëna nga sistemet tona. Nëse vini re që ne mund të kemi mbledhur informacione të tilla pa dijeninë tonë, ju lutemi na kontaktoni në [email protected]
Duke përdorur Shërbimet tona, ju deklaroni se jeni të paktën 18 vjeç ose se jeni prind/kujdestar ligjor që jep pëlqimin për përdorimin e Shërbimeve nga një i mitur.
CILAT JANË TË DREJTAT TUAJA NË LIDHJE ME PRIVATËSINË?
Në disa zona të Evropës, përfshirë Republikën e Kosovës, ju gëzoni të drejta që ju ofrojnë më shumë kontroll dhe qasje mbi të dhënat tuaja personale. Ju mund të rishikoni, përditësoni ose mbyllni llogarinë tuaj në çdo moment.
Sipas Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ju keni disa të drejta, të tilla si:
- e drejta për të kërkuar qasje dhe për të marrë një kopje të të dhënave tuaja personale;
- e drejta për të kërkuar korrigjimin ose fshirjen e të dhënave (e drejta për t’u harruar);
- e drejta për të kufizuar përpunimin e të dhënave tuaja personale;
- kur është e aplikueshme, e drejta për transferimin e të dhënave;
- e drejta për të mos qenë subjekt i vendimmarrjes së automatizuar.
Në rrethana të caktuara, ju mund të ushtroni edhe:
të drejtën për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave tuaja personale. Për ta ushtruar këtë të drejtë, mund të na kontaktoni duke përdorur informacionin e dhënë në seksionin “SI MUND TË NA KONTAKTONI PËR KËTË POLITIKË TË PRIVATËSISË?” më poshtë.
Nëse keni ndonjë pyetje, ankesë ose sugjerim në lidhje me këtë Politikë të Privatësisë apo në lidhje me të drejtat tuaja, mund të na kontaktoni në [email protected]
Ne do t’i shqyrtojmë të gjitha kërkesat dhe do të veprojmë sipas tyre në përputhje me legjislacionin përkatës.
Nëse ndodheni në Republikën e Kosovës dhe mendoni se të dhënat tuaja po përpunohen në mënyrë të paligjshme, keni të drejtë të paraqisni ankesë pranë Agjencisë për Informim dhe Privatësi.
Tërheqja e pëlqimit
Në rastet kur përpunimi i të dhënave tuaja mbështetet në pëlqimin tuaj, ju keni të drejtë ta tërhiqni atë në çdo moment. Pëlqimin mund ta tërhiqni duke na kontaktuar ose duke përditësuar preferencat tuaja.
Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit të kryer përpara tërheqjes dhe nuk prek situatat kur përpunimi bazohet në arsye të tjera ligjore.
Heqja dorë nga njoftimet e marketingut
Ju mund të ç’regjistroheni nga njoftimet e marketingut në çdo kohë duke klikuar linkun e ç’abonimit në email-et që merrni ose duke na kontaktuar. Pas ç’regjistrimit, mund të vazhdojmë të ju kontaktojmë vetëm për çështje të lidhura me shërbimet, llogarinë ose kërkesat tuaja.
Informacioni i llogarisë
Në çdo kohë, për të rishikuar ose ndryshuar të dhënat e llogarisë suaj, ose për ta mbyllur llogarinë:
- hyni në llogarinë tuaj dhe përditësoni të dhënat në seksionin e cilësimeve, ose
- na kontaktoni duke përdorur informacionin e kontaktit të dhënë.
Nëse kërkoni mbylljen e llogarisë, ne do ta ç’aktivizojmë ose fshijmë atë nga bazat tona aktive të të dhënave. Megjithatë, disa informacione mund të ruhen për arsye si parandalimi i mashtrimit, zgjidhja e mosmarrëveshjeve, ndihma në hetime ose përmbushja e detyrimeve ligjore.
Cookies dhe teknologji të ngjashme
Shumica e shfletuesve pranojnë cookies automatikisht. Nëse dëshironi, mund të ndryshoni cilësimet e shfletuesit për t’i fshirë ose refuzuar cookies. Refuzimi i tyre mund të ndikojë në funksionimin e disa veçorive të Shërbimeve tona.
Nëse keni pyetje ose komente në lidhje me të drejtat tuaja të privatësisë, mund të na shkruani në [email protected]
KONTROLLET PËR OPSIONIN “MOS GJURMO” (DNT)
Shumica e shfletuesve të internetit, si edhe disa sisteme operative dhe aplikacione celulare, ofrojnë një opsion të quajtur “Mos Gjurmo” (“Do Not Track” – DNT), i cili mund të aktivizohet për të shprehur preferencën tuaj që aktivitetet tuaja të shfletimit të mos monitorohen apo mblidhen. Aktualisht, nuk ekziston një standard i unifikuar teknologjik që përcakton mënyrën se si duhet të interpretohen dhe zbatohen sinjalet DNT. Për këtë arsye, ne momentalisht nuk i përgjigjemi sinjaleve DNT të shfletuesve apo ndonjë mekanizmi tjetër që njofton automatikisht kërkesën tuaj për të mos u gjurmuar në internet. Nëse në të ardhmen miratohet një standard që jemi të detyruar ta zbatojmë, ne do t'ju njoftojmë përmes një përditësimi të kësaj Politike të Privatësisë.
A E PËRDITËSOJMË KËTË POLITIKË TË PRIVATËSISË?
Po, ne e përditësojmë këtë politikë sa herë që është e nevojshme për të mbetur në përputhje me ligjet përkatëse.
Ne mund ta rishikojmë dhe përditësojmë këtë politikë të privatësisë herë pas here. Çdo version i ri do të shënohet me datën e përditësimit (“Përditësimi i fundit dhe data”) dhe do të hyjë në fuqi menjëherë sapo të publikohet. Në rast të ndryshimeve të rëndësishme, ne mund t’ju njoftojmë duke publikuar një njoftim të dukshëm ose duke ju kontaktuar drejtpërdrejt. Ju rekomandojmë ta rishikoni rregullisht këtë politikë për të qenë të informuar se si i mbrojmë të dhënat tuaja.
Ju lutemi mbani parasysh se nëse ndryshimet dhe/ose shtesat në këtë Politikë të Privatësisë janë të një natyre thelbësore, refuzimi juaj për t’i pranuar ato mund të rezultojë në ndërprerjen e marrëdhënies sonë, pra në ndërprerjen e ofrimit të Shërbimeve tona për ju. Nëse vendosni të mos ndani informacione të caktuara, disa Shërbime mund të mos jenë të aksesueshme për ju.
Nëse ndonjë pjesë, paragraf ose seksion i kësaj Politike të Privatësisë shpallet i pavlefshëm nga një autoritet kompetent, pjesët e mbetura mbeten plotësisht të vlefshme dhe në fuqi, pa u ndikuar nga pjesa e pavlefshme.
SI MUND TË NA KONTAKTONI LIDHUR ME KËTË POLITIKË TË PRIVATËSISË?
Nëse keni pyetje ose komente në lidhje me këtë Politikë të Privatësisë, mund të na kontaktoni përmes email-it ose adresës sonë postare:
Wurth - Kosova SH.P.K.
Magjistralja Prishtine-Ferizaj, KM15
14000 Lipjan
Republika e Kosovës
Telefoni: +383(0) 48 72 72 73
SI MUND TË RISHIKONI, PËRDITËSONI OSE FSHINI TË DHËNAT QË MBLEDHIM NGA JU?
Sipas Ligjit Nr. 06/L–082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ju keni të drejtën të kërkoni qasje në informacionin personal që kemi mbledhur, ta përditësoni, ta korrigjoni, ta fshini, të jepni ose të tërhiqni pëlqimin tuaj, si dhe të kërkoni ç’aktivizimin e llogarisë tuaj. Ju gjithashtu keni mundësi të transferoni të dhënat tuaja duke i shkarkuar ato.
Për të kërkuar rishikimin, përditësimin ose fshirjen e të dhënave tuaja personale, ose nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi na vizitoni ose na kontaktoni drejtpërdrejt në [email protected].
Ju lutemi vini re se ndryshimi i cilësimeve të cookies nuk do t’i fshijë automatikisht cookies që janë ruajtur tashmë në shfletuesin tuaj. Nëse është e nevojshme, ju mund t’i fshini manualisht cookies e padëshiruara përmes cilësimeve të shfletuesit tuaj.